Çifti i mirënjohur Sebastian Rulli dhe Angelique Boyer janë herë pas here në qendër të vëmendjes për shkak se publiku i pëlqen dhe mbështet në çdo gjë që bëjnë.
Dje për ta nuk ishte një ditë e zakonshme si gjithë të tjerat sepse festuan 5 vjetorin e lidhjes së tyre. Shkrimi i Sebastian në foton e tyre ishte tepër domethënës dhe i bukur:
“Rrini krah dikujt që ju jep emocione të bukura dhe kurajo e forcë në momentet e duhura. Angelique, ti je edhe më tepër se sa kaq për mua! 5 vite bashkë dhe shumë të tjerë na presin! Të dua, je dashuria e jetës sime. Faleminderit që je inspirimi im!”
View this post on Instagram
Nga ana tjetër Angelique ka bërë një tjetër dedikim tepër emocional dhe të bukur:
” 5 vite përplot kujtime të bukura me dashurinë e jetës sime! 5 vite ku kam kaluar momentet më të bukura të jetës dhe kam ndërtuar versionin më të mirë të vetes time krah teje. Je mashkulli që më bën të ndihem e bukur dhe e lumtur. Të dua çdo ditë e më shumë!”
View this post on Instagram