Pas akuzave për mashtrim reperi Sean Kingston dhe nëna e tij rrezikojnë të burgosen deri në dy dekada

Showbiz

Reperi i njohur Sean Kingston dhe nëna e tij mund të përballen me një dënim deri në dy dekada burgim pas akuzave për mashtrim. Urdhër arrestet për nënë e bir  pretendojnë se dyshja vodhën më shumë se 1 milion dollarë pronë (918,635 euro). Kjo përfshinte pothuajse 500,000 dollarë (459,320 euro) në formë bizhuterish, si dhe 160,000 dollarë (146,982 euro) nga një tregtar Escalade dhe 86,000 dollarë (79,003 euro) nga prodhuesi i shtretërve të personalizuar. Zyra e Prokurorit të SHBA-së, Distrikti Jugor i Floridës përmes një deklarate tha: “Përmes ekzekutimit të kësaj skeme, të pandehurit përfituan mbi 1 milion dollarë (918,615 euro) pasuri.

Kingston, emri i vërtetë i të cilit është Kisean Anderson, 34 vjeç, dhe Janice Turner, 61 vjeçe, u arrestuan për “përfshirjen e tyre të dyshuar në një skemë për të mashtruar shitësit e automjeteve të specializuara të nivelit të lartë, bizhuterive dhe mallrave të tjera të blera nga të pandehurit përmes përdorimit të dokumenteve mashtruese”, thuhet në njoftimin për shtyp nga Zyra e Prokurorit të SHBA në Distriktin Jugor të Floridës. Oficerët arrestuan Kingston në Kaliforni më 23 maj, pasi urdhrat e arrestimit dhe kontrollit u dorëzuan në rezidencën në Florida të Jugut, në të cilën ata jetonin me qira. Nëna e Kingston u arrestua pak orë më parë në po të njëjtën ditë. Oficerët kryen bastisjen si pjesë e një hetimi në vazhdim, i cili filloi me një proces gjyqësor në shkurt që përfshinte ‘Ver Ver Entertainment’ dhe Kingston. Nëse vendimi do të finalizohet për burgimin e tyre, secili mund të përballet me deri në 20 vjet burg për secilën akuzë.