E njohur si vajza që shumë shpejt u shndërrua në fenomenin në rrjetet sociale me “coverat” e saj, Valza Zhegrova ka vendosur të bëhet pjesë zyrtarisht e showbiz-it shqiptar. Producenti nga Kosova Mixey njihet për këngët dhe bashkëpunimet e tij të veçanta.
Si për shembull, me Era dhe Nora Istrefin, Capital T, Xhensila Myrtezaj, etj. Ai ka bërë publikë lajmin se tani pjesë labelit të tij, është edhe Valza. Ajo ende pa publikuar ndonjë projekt profesional ka krijuar një bazë fansash dhe ndjekësish në Instagram. Menjëherë pas nënshkrimit të kontratës me “Mixey Music” Valza do të vijë me një projekt muzikor.
Lexoni gjithashtu:Tuna sapo iu rikthye muzikës, por nuk do ndalet me kaq…