Vetëm tre ditë pas arrestimit nga policia Stresi hodhi në treg këngën e tij më të fundit që mban titullin “GTA”. Kënga është pritur mjaft mirë nga fansat dhe duket se shumë shpejt do të pasohet nga një projekt tjetër. Në ‘Instagramin’ e tij Stresi ka ndarë me ndjekësit disa detaje mjaft interesante ku tregon si klipi do të jetë shumë veror dhe po xhirohet në një jaht.
“Të gjithë pyesin kur. “Gun Shoot” do të jetë një këngë e cila nuk do ju mërzitet kurrë, do të jetë goditëse dhe shumë e mirëpritur. Do të dalë shumë shpejt, javës që vjen do i mbarojmë xhirimet e gjitha dhe kapiten Stresinjo ju thotë bëhuni gati”, ka shkruar reperi krahas fotos e cila është shkrepur gjatë xhirimeve.