Data për dasmën e shumëpërfolur, mes blogeres Chiara Ferragni dhe këngëtarit Fedez, po afron. Pas festës gjigante të beqarisë, që blogerja organizoi, çifti është duke shijuar javët e fundit para ditës së madhe. Dhe ndërkohë që presin 1 shtatorin, ata kanë marrë një vendim të rëndësishëm në lidhje me dhuratat e dasmës.
Ditën e sotme, ata kanë postuar një njoftim në Instagram dhe kanë bërë me dije se dhuratat e dasmës së tyre do të shkojnë për bamirësi. Po ashtu, ata njoftuan se ende nuk kanë vendosur për kauzën, por iu kanë kërkuar ndjekësve t`iu shkruajnë në email për disa kauza dhe ata do të zgjedhin atë që mendojnë se do të ketë më shumë nevojë për ndihmë.