S’e kishim parë asnjëherë kështu, ja si duket Jennifer Lopez tani me flokë të shkurtër

Showbiz

Këngëtarja sapo postoi një fotografi me flokët e shkurtra dhe si gjithmonë duket WOW!!!

Në revistën “Allure” të muajit mars, Jennifer është shfaqur me një prerje Pixie të shkujdesur për të festuar dhe 30 vjetorin e kësaj reviste.

 

View this post on Instagram

A post shared by Allure Magazine (@allure)

Në intervistën e saj ajo ka folur për imazhin e saj si një grua që personifikon të gjitha gratë latine jo vetëm si një artiste e cila ka patur shumë sukses në karrierën e saj.

Gjithashtu një temë tjetër që preket në intervistën e saj janë dhe idealet e trupit që janë vendosur sot, të cilat nuk janë reale. Mesazhi që Jennifer Lopez ka dhënë gjithnjë si një 51-vjeçare në top formë, është që ta duam trupin tonë dhe patjetër të kujdesemi për të gjithmonë!