Scarlett Johansson dhe Adelina Ismajli kanë veshur të njëjtin fustan

Showbiz

Moda rikthehet sërish dhe këtë më shumë se çdo herë tjetër po e vërtetojnë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Oscar.

Aktorja e njohur Scarlett Johansson ka veshur në ceremoni një fustan ngjyrë argjend bust dhe të derdhur pas trupit.

Të njëjtin fustan por në ngjyrë rozë pudër e ka veshur edhe këngëtarja Adelina Ismajli 16 vite më parë.

Ajo ka postuar në Instagram një foto ku i shohim të dyja bashkë me fustanin gati identik, njëra në 2020 dhe tjetra në 2004.

“Trendet vijnë e ikin, stili mbetet”, shkruhet në foton krahasuese të postuar nga këngëtarja dhe mund të themi se ato janë gati identike.