Sarikaya mohon thashathemet për projektin / “Jam habitur kur e dëgjova”

Showbiz

Emri i aktores Serenay Sarikaya, u përmend kohët e fundit u se ishte bërë  pjesë e një projekti me karakter biografik ku ajo me interpretimin e saj do ti jepte jetë regjisores Xhahide Sonku. Por vetë aktorja e ka mohuar diçka të tillë gjatë një interviste të dhënë së fundmi. E pranishme në një ceremoni organizuar nga një institucion arsimor për artet ku vetë studentët bënë vlerësimet e tyre dhe ndan çmime në fushën e kinemasë, teatrit, muzikës e pictures, Sarıkaja u vlerësua për interpretimin e saj të denjë në Muzikalin “Liza në botën e çudirave”. Në përfundim të ceremonisë, aktorja u shpreh e emocionuar se e çmonte veçanërisht vlerësimin e të rinjve, për shkak të energjisë dhe botkuptimit të tyre. Ajo u shpreh se ky muzikal nuk pati një sezon final pasi ekipi dëshiron ta vazhdojë për shkak të interesit të lartë të treguar nga publiku.

Sarikaja aktualisht është duke punuar me ritme intensive dhe parashikohet të vazhdoj kështu deri në fund të qershorit për shkak të xhirimeve për sezonin e dytë të projektit ku ajo dhe Burak Deniz do të ndajnë rolet kryesore dhe  tregoi  se xhirimet njësoj si për sezonin e parë, edhe për sezonin e radhës do të realizohen në Adana. Aktorja konfirmoi se do të punoj gjatë gjithë verës për t’i befasuar te gjithë me rikthimin e saj, por mohoi se kjo punë intensive do të jetë për një projekt për të cilin ajo nuk ka folur asnjëherë e madje është habitur kur e ka lexuar nga lajmet që qarkullojnë.