Sara Karaj: Si ishte të kaloje Covid-in pas lindjes

Showbiz

Blogerja Sara Karaj dhe partneri i saj Darti Malaj ishin të ftuar në një program së bashku me djalin e tyre të sapolindur, Tomas. Blogerja dhe i fejuari i saj folën për prindërimin, për momentet e para të ardhjes së Tomasit në jetë, etj. Por Sara tregoi gjithashu se direkt pas lindjes së djalit, u përball me Covid-in.

Përvec simtpomave të sëmundjes, ajo tregoi se nuk kishte ndihmë për t’u kujdesur për djalin sepse prindërit dhe mamia nuk mund të vini. “Pata probleme me gjirin, më mblodhi, pasi s’kishte kush më ndihmonte”, tregoi Sara duke shtuar se ishte me fat që kishte Dartin. ‘Ai zgjohej natën, përgatiste qumështin për djalin’, tha Sara e cila tashmë e kishte lënë pas këtë përvojë.