Të kontrollosh dëshirën për të ngrënë gjatë mujave të shtatzënisë duket mision i pamundur, por ja që femrat ndahen në dy grupe. Nëse disa hanë me peshore e nuk u lëviz grami, të tjerat nuk stepen të hanë “sa për dy” . Sara Hoxha duket se është në rradhët e femrave që duan të ushqehen mirë e postimin e fundit në Snapchat ajo ia ka kushtuar ushqimit e në mënyrë indirekte i jep një mesazh Ledionit. Sara ka veshur një bluzë në të cilën shkruhet: “Më ushqe dhe më thuaj që jam e bukur…” “Kjo është jeta në këtë moment” – e përshkruan Sara fotografinë ku duket barku i rrumbullakosur bashkë me shënimin e bluzës.
Burimi: Living.al