Çifti i njohur kanë një historik lidhje-ndarjesh së bashku. Ata kanë rreth dy vite në një lidhje, e cila nuk ka rezultuar aspak e qëndrueshme duhet të themi. Fillimisht aktorja e njohur Hande Erçel vendosi të ndahej nga Murat për shkak të mos angazhimit të tij si partner, në periudhën kur ajo kishte më tepër nevojë për të. Më pas, qarkulluan shumë lajme se Murat mund ta kishte tradhëtuar Hande. Megjithatë, pas disa muajsh të ndarë, çifti vendosën t’i rijapin një shans njëri-tjetrit dhe të rikthehen bashkë.
Edhe pse sipas burimeve të mediave turke, ata kanë pak ditë që kanë filluar të bashkëjetojnë sërish, Murat e ka mendjen tjetërkund. Ai është fotografuar i shoqëruar nga Serenay Aktas. Teksa shkonin në drejtim të makinës, pasi kishin kaluar mbrëmjen së bashku në një restorant, ata janë ndaluar nga shitësit e rrugës që iu ofruan lule. Murat fillimisht ka thënë se nuk ka askënd në jetën e vet të cilës mund t’i dhurojë lule, ndërsa më pas ka blerë disa trëndafila dhe ia ka dhuruar Serenay. Epo, për një person që sapo është rikthyer me ish të dashurën, nuk na duket shumë normale kjo situatë apo jo?