Sapo publikoi këngën e re, Ariana Grande akuzohet për vjedhje!

Showbiz

ariana nokia
Ariana Grande publikoi klipin e ri ‘7 Rings’, i cili brenda një dite ka kapur më shumë se 20 milionë klikime. Pavarësisht suksesit, shumë dyshime janë hedhur rreth kësaj kënge, por akuza më e rëndë u bë publike nga reperja, Princess Nokia.Sipas saj, Ariana ka vjedhur këngën që ajo ka publikuar në 2017-ën. Për ata që nuk e njohin, Princess Nokia është një repere nga New York-u dhe ka disa këngë të suksesshme, ndër to edhe ‘Mine’ për të cilën akuzon këngëtaren e njohur.

download

Me anë të një postimi në ‘Instagram’ ajo ka zbuluar ngjashmërinë mes dy këngëve duke i vënë në sfond. Reperja thekson se kënga e saj dhe e Arianës kanë ngjashmëri të madhe në tekstet përkatëse, por jo vetëm. Këtë herë Ariana e ka keq punën, sipas fansave kjo akuzë i ka ulur shumë pikë këngëtares. Në ditët në vijim pritet edhe një reagim për vërtetësinë e fjalëve të reperes.