Ai bëri një mungesë të gjatë në tregun muzikor prej kohësh, madje nuk ka pranuar as intervista e as paraqitje tjera televizive vitet e fundit.Bëhet fjalë për Armend Rexhepagiqin i cili u rikthye sërish në promovimin e albumit të ri të Tunës ‘Fortuna’.Armendi së bashku me Tunën sollën si bashkëpunim këngën ‘Harrova’ që pak e dinin se është kënga ishte një ripërpunim i një kënge të vjetër të Rexhepagiq. Së fundmi Armendi u vu përballë një “zgjedhjeje”.
I ftuar në një emision, Armendit iu drejtua pyetja:’I ke të dyja shoqe por njërën do ta pëlqesh më shumë. Zgjidh mes Elvana Gjatës dhe Tunës.’“Tuna. Nuk e njoh Elvanën. Nuk e kam njohur as Tunën, por në këtë bashkëpunim prej shtatorit deri tani jemi lidhur aq shumë, domosdoshmërisht koncerti, kështu që me Tunën tani jam shumë i afërt” ka qënë përgjigjja e Armend Rexhepagiqit i cili ka bërë muzikën e këngës së fundit të Elvanës “Tavolina e Mërzisë”.