Sapo ka ardhur në jetë, por djali i Burak Ozcivit dhe Fahriye Evcen është, jo vetëm i famshëm, por edhe milioner

Showbiz

 feijeipasi.jpg

Burak Ozcivit dhe Fahriye Evcen u bënë prindër për herë të parë më 13 prill. Djali i tyre erdhi në jetë rreth ores 13:30. Vogëlushi, i cili është quajtur Karan, peshonte rreth 2 kg dhe ishte 52 cm i gjatë.

burak-ozcivi-152712BX.jpg

Menjëhërë pas lindjes, kërkesat e kompanive të ndryshme për të patur fotografi ekskluzive të të porsalindurit kanë qenë të shumta. Sipas shtypit turk, 2 kompani të njohura kanë afruar rreth 2 milion lira turke vetëm për një fotografi. Megjithatë, prindërit e rinj nuk e kanë marrë ende një vendim. Sipas gecce.com, ata do të konsultohen me familjarët e tyre dhe ndoshta, pasi fëmija të bëjë 40 ditë, mund të publikojnë një foto të tij. Kështu që, Karan nuk do të jetë vetëm i famshëm por edhe i pasur, edhe pse ka vetëm disa ditë që ka ardhur në jetë. Kujtojmë këtu se instagrami i hapur në emër të tij, numëron 132 mijë ndjekës, edhe pse nuk ka asnjë postim.

burak-ozcivi-152712EK.jpg