Sapo janë ri-lidhur, por vendosin të mos e festojnë Shën Valentinin bashkë!

Showbiz

s.j.g
Selena Gomez dhe Justin Bieber kanë një histori të gjatë lidhjeje dhe ndarjesh. Çifti i njohur, tashmë kanë vendosur t’i japin edhe një mundësi historisë së tyre. Kjo gjë, nuk është pritur aspak mirë nga familja e këngëtares, të cilët nuk e pranojnë Justin si të dashurin e saj.

Për këtë arsye, edhe në festën e të dashuruarve, dy të rinjtë vendosën të mos qëndrojnë bashkë. Burimet pranë këngëtares, thonë se ajo është duke u munduar të bindë mamanë e saj që ta pranojë këtë fakt. Si pasojë, Shën Valentini i Justin ishte një shëtitje me miqtë e tij, ndërsa Selena ka “festuar” duke i paraqitur një listë me argumenta familjes së saj.