Sarah Jessica Parker, ka pohuar se nuk do të ketë më seri në vijim të serialit “Sex and the City” dhe për këtë fakt aktorja ka pohuar se ndihet e zhgënjyer.
“Ka mbaruar. Nuk do të ketë xhirime. Nuk është vetëm zhgënjyese që nuk do të arrijmë të tregojmë historitë tona, por më shumë për audiencën që ka qenë kaq e zëshme në dëshirën e një filmi tjetër”, tha Parker.
Kim Catrall, aktorja që luan rolin e Samanthës, duket se është “molla e sherrit” për të gjithë këtë situatë dhe këtë vendim. Kim ka kërkuar që shtëpia e produksionit të bëjë financimin e projekteve të tjera, në të cilat tashmë ka nisur të punojë.“Warner Bros” nuk deshi t’iu përgjigjej dhe i gjithë projekti është vendosur në pritje dhe ndoshta është shtyrë përgjithmonë. Nga ana tjetër, ka zëra që Samantha e ka bërë enkas këtë ‘rrëmujë’ sepse nuk mendon se mund të ketë diçka për t’I treguar publikut në moshën 61 vjeçare dhe se është ruajtur nga një zhgënjim i mundshëm që të gjithë mund të përjetojnë.
Aktoret Sarah Jesscia Parker, Kim Catrall, Kristin Davis dhe Cynthia Nixonin do t’i shohim të ndara në projekte të tjera filmike.