Samanta Karavella është një nga këngëtaret e cila ka sjellë një sërë hitesh në tregun muzikor. Mirëpo të gjithë ata që e kanë ndjekur gjatë karrierës së saj, e dijnë se midis jetës së saj profesionale dhe jetës private, Samanta ka vendosur një barrierë. Këngëtarja ka ditur shumë mirë të ruajë privatësinë e saj. Vetëm se këtë herë, ka vendosur të ndajë me ne një copëz nga jeta e saj dhe të themi të vërtetën, nuk mund të ishim më entuziastë se kaq.
Ajo na ka prezantuar me motrën e saj, me të cilën ngjan tejmase. Një bionde shumë simpatike, e cila nëse nuk do të kishte një ngjyrë ndryshe flokësh nga Samanta, shumë lehtë mund ta ngatërronit me të.