Dy këngëtaret disa vite më parë kanë qenë mikesha shumë të mira. Më pas, papritur ato filluan të mos shfaqen më bashkë. E pasi filluan të dilnin lajmet që vajzat nuk flasin më, të dyja e konfirmuan këtë gjë por pa dhënë asnjë detaj.
Së fundmi ka qenë Samanta ajo që ka folur për këtë pjesë. “Me koleget kam marrëdhënie të mira dhe të qëndrueshme. Lidhur me ‘armiqësinë time’ me këngëtaren Ronela Hajati, dua të them vetëm se unë vendosa të nis një kapitull të ri në jetën time. Nuk më pëlqejnë intrigat. Unë ose të dua ose për mua nuk egziston. Më pëlqejnë miqësitë e pastra,” ka thënë ajo.