Teksa kalonte pushimet me një tjetër këngëtar të njohur dhe mikun e tij prej disa kohësh tanimë, Adam Lambert, Sam ka deklaruar se nuk i pëlqen Michael Jackson. “Nuk më pëlqen Michael Jackson, por kjo këngë është e mire,” ka thënë Sam teksa miku e tij e ka filmuar në varkë.
Menjëherëpas publikimit të videos, Sam është sulmuar nga ndjekës dhe fansa të shumtë të Michael Jackson. Ata janë zemëruar shumë me këtë deklaratë të këngëtarit dhe janë habitur se si dikush mund të mos e pëlqejë Legjendën e pop-it. Madje disa fansa më “ekstremistë” kanë kërkuar që Sam të kërkojë falje publikisht për këtë deklaratë.