Sam Smith ka anuluar një tjetër koncert, pasi ai dhe ekipi i tij janë kapluar nga një sëmundje misterioze. Këngëtari 30 vjeçar i hitit “How do you sleep”, ka njoftuar në InstaStory fansat e tij se nuk mund të performonte në ‘Resorts World Arena’ në Birmingham pasi nuk ndihej mirë dhe ishte i detyruar ta shtynte koncertin për muajin e ardhshëm. Ky njoftim i tij erdhi disa ditë pasi Sam u tërhoq nga koncerti që pritej të mbahej në Glasgow.
Sam njoftoi: “Me keqardhje më duhet t’ju bëj të ditur se ekipi im dhe unë nuk ndihemi mirë, kështu që për fat të keq duhet të riplanifikojmë shfaqjen në Birmingham në 27 maj 2023”. Është kaq e rëndësishme për mua që ne të japim versionin më të mirë të turneut ‘Gloria’. Unë nuk dua që ju të përjetoni asgjë më pak nga ajo çfarë kemi përgatitur. E di se sa të emocionuar janë të gjithë për të parë shfaqjen dhe ndihem njësoj kur ju shoh të gjithëve .
Të gjitha biletat e mëparshme janë ende të vlefshme për datën e re”, thuhej në njoftimin e aktorit i cili përfundonte duke falënderuar për mirëkuptimin fansat”.
Këngëtari britanik publikoi gjithashtu një fotografi veshur me të bardha, ndërsa ishte ulur në një bllok të bardhë përballë një sfondi ngjyrë ari, me informacionin përkatës rreth datës së re të koncertit.