Një mori yjesh u mblodhën për një darkë private të organizuar nga Gucci në Mayfair, në Londër, mbajtur për nder të ambasadorit botëror Jannik Sinner.. Sipas raportimeve nga prestigjozja DailyMail, ikona e Hollivudit, Salma Hayek ishte po ashtu e pranishme në mesin e personazheve të tjerë të famshëm si Poppy Delevingne, Hannah Dodd dhe Ryan Gosling në Mount St. Restaurant.
Hayek kishte veshur një fund të gjelbër,një bluzë dhe xhaketë me të njëjtën nuancë. Hayek kishte kombinuar këtë veshje me një çantë të bardhë dhe këpucë elegante. Si gjithmonë, aktorja arriti të tërheqë drejt vetes vëmendjen e të gjithëve, me sharmin e saj.