Tayna ka mbajtur në Zvicër një koncert për festën e grave por mesa duket është shoqëruar me disa incidente të vogla.Siç këngëtarja bën me dije në Instastory-n e saj disa nga vajzat që kishin ardhur për të dëgjuar Taynan teksa performonte, ishin alivanosur.Nga sa shpjegon këngëtarja, është ndaluar performanca dhe stafi i club-it ku Tayna performonte u ka ardhur në ndihmë.
“I falenderoj shumë të gjitha që kanë marrë pjesë. Ju dua shumë! Më vjen shumë keq që për shkak të sallës së stërmbushur disa pësuan alivanosje dhe nuk mund t’i ndihmoja. Performancën e ndaluam dhe e vazhduam më vonë përsëri. Falenderoj stafin për përkujdesjen e fansave të mi. Shpresoj që jeni mirë.”,- ka shkruar Tayna.Mesa duket situata është rregulluar dhe Tayna ka vazhduar të festojë deri vonë me vajzat për festën e gruas.