Sakrificat për rolin e ri bëjnë për spital George Clooney

Showbiz

Aktorit George Clooney iu desh të humbte disa kilogramë për rolin e tij të ri, por situata i doli jashtë kontrollit duke shkaktuar probleme serioze me shëndetin. Për filmin “The Midnight Sky”, George duhet të mbante një dietë që i ka ndikuar negativisht në shëndetin e tij. Aktori është dërguar në spital me dhimbje të forta stomaku dhe është diagnostikuar me një problem serioz në pankreas. George ka humbur 11 kilogramë për rolin e tij si një mbijetues i një katastrofe globale. Aktorit iu desh të mbante dhe mjekër për këtë rol duke ndryshuar në mënyrë drastike pamjen.

Po përpiqesha shumë të humbja peshë shpejt dhe ndoshta nuk po kujdesesha për veten. U deshën disa javë për t’u bërë më mirë, pasi edhe si regjisor, nuk është aq e lehtë kur ke nevojë për energji. Ne ishim jashtë në akullnajë në Finlandë, gjë që e vështirësoi dhe më shumë punën. Por, sigurisht, më ndihmoi me karakterin”, është shprehur aktori.