Sabri Fejzullahu habit të gjithë: Nga frika se mos ma merrnin bashkëshorten, i vrava…

Showbiz

sabriufemk

Duhet thënë, se edhe pas kaq vitesh Sabri Fajzullahu dhe bashkëshortja e tij Nera janë të dashuruar si ditën e parë. Në një rrëfim të jetës së tyre private, Sabriu ka ndarë me të gjithë momentin e njohjes me dashurinë e tij.

Ai ka qenë duke xhiruar skenat e një klipi në Fakultet, ndërkohë që Nera ishte studente. Ajo po ndiqte xhirimet, së bashku me persona të tjerë që ishin bërë kuriozë për atë çka po filmohej. Ky ka qenë takimi i parë me të.
“Ti do bëhesh gruaja ime”, i ka thënë Sabri Fajzullahu vajzës që sapo kishte takuar. Ndërkaq, ai ka zbuluar edhe një detaj tjetër nga marrëdhënia e tyre: “Isha shumë i dashuruar, kisha frikë mos e humbisja. Nga frika se moa ma merrte dikush Nerën time, ‘i vrava’ dashurinë,” ka thënë këngëtari, duke iu referuar faktit që e ka penguar bashkëshorten të zhvillojë një karrierë muzikore. Edhe Nera këndon po aq bukur sa Sabriu dhe Ermal Fejzullahu.