Pas një shkëputjeje disavjeçare nga festivalet dhe eventet e ndryshme muzikore, të gjithë prisnim që kantautori Florian Mumajesi të kthehej furishëm në muzikë, ai u largua nga skena pa lënë gjurmë. Por jo vetëm, u bë disa muaj që Flori nuk shfaqej më as në rrjete sociale.
Kësaj radhe ka vendosur të vijë pranë ndjekësve të tij me një këngë prekëse, një pjesë të shkëputur nga klipi i mikut të tij, Klajdi Haruni.“Sa shum te doja vetem kur thoshe t’lutem mos u ndal o shi…”- shkruan Flori përkrah videos në profilin e tij në Instagram.
Prej kohësh, Flor Mumajesi vendosi të shkëputej nga rrjetet sociale, duke lënë një mungesë të madhe tek fansat e tij, por duket se tashmë është rikthyer dhe së shpejti do ta shikojmë me projekte të reja.
View this post on Instagram