“La Casa de Papel” është një nga serialet më të ndjekur në historinë e Netflix, duke bërë që të gjenerojë shumë të ardhura.
Dhe nuk kishte si të mos përfitonin edhe aktorët, të cilët kanë marrë paga marramendëse për çdo episod. Sigurisht që pagesa nuk është e njëjtë për të gjithë aktorët, pasi ndarja bëhet në varësi të rolit dhe popullaritetit të secilit aktor.
Il Professore (Alvaro Morte): Berlin (Pedro Alonso), Tokio (Ursula Corbero) dhe Lisbon-Raquel Murillo (Itziar Ituno) kanë pagat më të larta: 4 aktorët kanë marrë 63 mijë euro për episod për këtë serial, i cili ka rezultuar më i ndjekuri në Netflix.
Por edhe aktorët e tjerë nuk kanë patur shumë diferencë, pasi mesatarisht kanë marrë nga 50 mijë dollarë për çdo episod.