Kylie Jenner së fundmi bleu një arush. Po, po një arush të vogël ngjyrë jeshile. Ky arush kushtoi vetëm 12’000 dollarë, sepse ishte i veshur i gjithi me kristale. Dicka modeste le ta quajmë.
Sigurisht që nuk është një arush i çfarëdoshëm sepse ka gjithsej 5 të tillë, të krijuar nga artisti Dan Life.
Para se të shqetësoheni pse Kylie shpenzoi një pasuri të tërë për një arush lodër, na lini t’ju themi se ishte blerje për një kauzë. Jenner e bleu gjatë eventit të bamirësisë të krijuar nga Justin Bieber dhe Hailey në Los Angeles.