“Sa dua të jem në Shqipëri tani, po më djeg malli për…”kujt ia ndjen kaq shumë mungesën Almeda?

Showbiz

Aktorja e njohur Almeda Abazi, prej vitesh jeton në Turqi ku dhe është izoluar për shkak të pandemisë së koronavirusit. Mirëpo shpeshherë nëpërmjet rrjeteve sociale trgon se e dashuron shumë vendin e lindjes së saj.

Së fundmi aktorja ka bërë një bisedë me ndjekësit e saj në Instagram, ku është pyetur nga ndjekësit se nëse do i kalonte pushimet në Shqipëri. Almeda nuk ka hezituar ti kthej përgjigje ku dhe ka thënë se është dëshira më e madhe e saj që këtë kohë të ishte në vendin e saj, pasi gjyshërve të saj u mungon nipi Efehan.

Po ashtu ajo në biseda me ndjekësit është shprehur se gjëja e parë që do të bëj pas karantinës është se do të vizitojë shqipërinë

“A do i kaloje pushimet në Shqipëri nëse do të hapeshin kufijtë?”- e pyet një ndjekës, ndërsa aktorja ia kthen:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Postimi

“Menjëherëëëëë! Nuk e keni idenë sa do të doja të isha në Shqipëri këto kohë! Gjyshërit i ka marrë malli për Efe!”- shkruan Almeda, e cila gjithashtu shton se gjëja e parë që do të bëjë pas karantinës është të vizitojë Shqipërinë.