Ylli i ‘Deadpool’ Ryan Reynolds ka folur për herë të parë për depresionin që ka kaluar për një kohë të gjatë dhe marrëdhënien me të atin. Në një intervistë për ‘Mr Porter’s Journal’, ai ka treguar mirënjohjen për bashkëshorten e tij Blake Lively. “Ajo më ka ndihmuar të qëndroj i fortë përpara gjithë luftës me ankthin dhe depresionin. Nëse ka një arsye pse jam pajtuar me tim atë është vetëm ajo”,-ka thënë Ryan.
Më tej ai ka treguar se ka pasur një fëmijëri të vështirë, pasi i ati tregohej i ashpër me të. “Ai ishte shumë i mirë në shumë gjëra, por kur vinte puna te ne sillej keq. Nuk kam folur e të për shumë kohë, derisa Blake e ka rregulluar këtë marrëdhënie dhe është përpjekur shumë që të më rrijë afër”,-zbulon ai. Babi i aktorit është ndarë nga jeta pasi luftoi për disa vite me një sëmundje të rëndë. Në nder të tij çifti i njohur i ka vënë emrin James vajzës së parë.