Ryan Reynolds kërkon më shumë personazhe homoseksualë në filma!

Showbiz

ryan
Filmi hit i kësaj vere, Deadpool 2 ishte i pari film me superheronj që kishte pjesë të tij personazhe (jo persona) të komunitetit LGBT. Adoleshentja Negasonic Warhead dhe Yukio shfaqeshin në film si një çift lesbikesh, të cilat karakterizoheshin nga nota humori dhe batutash. Teksa po fliste bashkë me aktorët e tjerë të Deadpool 2, në San Diego Comic Con 2018, aktori i famshëm Ryan Reynolds shprehet se në filmat me superheronj duhet të ketë më shumë personazhe homoseksualë.

deadpool
“Unë mendoj se filmat me superheronj, qofshin këta të universit të Marvel apo DC Comics, duhet të pasqyrojnë botën siç është në të vërtetë. Gjëja e mirë e Deadpool 2 është se bëri diçka që filmat e tjerë nuk kishin bërë më parë. Në fakt, është diçka që dua ta shoh më shpesh. Më shumë personazhe të komunitetit LGBT”, – u shpreh Reynolds
Ndërkohë, Tim Miller, i cili ishte regjizori i filmit të parë të Deadpool u shpreh se anti-heroi i filmit të ardhshëm të X-Men do të jetë panseksual.