Çifti, Ryan Reynolds dhe Blake Lively janë padyshim gjithmonë në qendër të diskutimeve dhe komenteve. Konsiderohen si më të bukurit e showbiz-it, por jo vetëm. Shumë shpesh dy të dashuruarit tërheqin vëmendje me deklaratat aspak të zakonta. E fundit është ‘akuza’ që i ka bërë Ryan gruas së tij, ku shprehet se ajo ka kryer marrëdhënie me fantazma.
Gjithçka nisi pasi ‘The New York Post’ publikoi historinë e një zonje e cila pretendon se ka fjetur me 20 fantazma dhe është fejuar së fundmi me një shpirt. Ngjashmëria e madhe e vajzës në fjalë me Lively ka bërë që bashkëshorti i saj të reagojë në këtë mënyrë, sigurisht në formë shakaje. “Kështu duhet ta merrja vesh”,-shkruan ai në Twitter. Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që Ryan bën të tilla shaka me bashkëshorten e tij.