Rusja që shkëlqeu në Turqi: Kjo është historia e Alina Boz!

Showbiz

instaspyalinaboz1
Bukuroshja 21-vjeçare ka lindur më 14 Qershor 1998 në Moskë, Rusi. Mamaja e saj është ruse ndërsa babai turk me prejardhje bullgare. Deri në moshën 7 vjeçare, Alina ka jetuar në Rusi. Kur ishte vetëm 9 vjeç, ajo nisi të merrte kurse teatri dhe kërcimi. Roli i saj i parë ishte si Canan në “Cesur Hemsire”. Tashmë, ajo vjen në rolin e Azra-s në “Mos ma lësho dorën” i cili transmetohet në Jolly HD si dhe 3plus.

alina4
Ajo çka vërehet më shumë në proflin e saj me një shikim mjaft të shpejtë janë ngjyrat. Fotot e saj ndahen në dy kategori, ato spontane të bëra nga vetë aktorja dhe ato profesionale. Alina është adhuruese e kafshëve madje ajo gjithashtu mban një qen që quhet Steff, fotot e të cilit do t’i hasni shpesh në profilin e saj në Instagram.

alina1

Përveç aktrimit Alina ka qenë pjesë e shumë reklamave, ku ka shërbyer si imazh i firmës së njohur të veshjeve sportive “Adidas Turkey” si dhe “Mercedez Benz Turkey”. Përsa i përket jetës personale aktorja ka vendosur ta mbajë sa më private të jetë e mundur, janë të pakta fotot e saj me familjen dhe miqtë. Përmes një shikimi të shpejtë në profilin e saj në instagram vumë re që Alina është adhuruese e sporteve.

alina2

Ajo frekuenton më shumë se tre herë në javë palestrën si dhe një ndër sportet e saj të preferuar janë noti dhe surfi. Ajo madje është pjesë e shkollës së sërfit në Stamboll. Në një ndër postimet e saj Alina e quan veten “Thalassophile” që e shqipëruar do të ishte adhuruese e detit. Gjithashtu në profilin e saj nuk kanë sesi të mungojnë dhe fotot nga sheshxhirimi i filmave në të cilët aktorja ka marrë pjesë apo dhe reklamat ku ka shërbyer si imazh.

alina21