Një rast i paprecedentë ka ndodhur sot, kur këngëtarja e njohur tashmë ndërkombëtarisht, Era Istrefi, është detyruar të anulojë pjesëmarrjen në festivalin e njohur rus, “Europa Plus”.
Media të ndryshme shkruajnë se Era ka marrë një sërë kërcënimesh, madje edhe për jetën, nga shtetas rusë, për shkak të origjinës së saj nga Kosova dhe pasaportës kosovare.
Kjo ka bërë që autoritetet këtu të këshillojnë këngëtaren dhe skuadrën e saj të mos udhëtojë drejt Rusisë e të anulojë paraqitjen në festival për të cilën ka punuar me ditë të tëra bashkë me Chris Grant, koreografin e Beyonce-s. Ndërkohë, burime pranë Istrefit kanë bërë të ditur se akoma janë të painformuar për shkaqet që çuan në marrjen e këtij vendimi.
Në “Europa Plus” priten të performojnë edhe këngëtare të tjera shqiptare si Arilena Ara, Dua Lipa dhe Bebe Rexha, por duke qenë se Arilena ka pasaportë shqiptare nuk dihet akoma nëse do marrë pjesë apo jo.
Ndërkohë ajo që na ka rënë në sy është fakti se dy këngëtaret e tjera, Dua dhe Bebe, i kanë kthyer “kurrizin” Erës duke mos komentuar fare lidhur me këtë çështje e duke vazhduar të qeta aktivitetet e tyre, kur nga ana tjetër bashkëkombësja e tyre bie pre e një akti të tillë të paprecedentë.
Ama, një gjë e kemi të sigurt: shkëlqimi i Erës nuk është varur asnjëherë nga pjesëmarrja në një festival, sepse një yll në ngjitje nuk ndikohet nga një shi i lehtë meteorësh. Prandaj: Go Era! Burimi: Blitz.al