Rubi prezanton djalin në instagram dhe ne nuk po e marrim dot veten; Djalë më të bukur nuk na kishin zënë sytë

Showbiz

E kush nuk e mban mend Rubin? I madh e i vogël, e shihte atë telenovelë meksikane e ndonëse ka kaluar më shumë se një dekadë nga koha kur gozhdoheshim para ekranit të Vizion Plus, sërish kemi interes për aktoren Barbara Mori.
Të gjithë e kujtojmë si brunen sharmante me sy të shndërritshëm, që bënte gjithçka për para dhe pushtet.
Telenovela ‘ Rubi’ u xhirua në vitin 2004 dhe korri sukses të madh jo vetëm në Meksikë, por kudo në botë, përfshirë edhe Shqipërinë.

41-vjeçarja vazhdon të mbetet një nga aktoret më të bukura të telenovelave, ndonëse duket pak e tërhequr nga bota e ekranit. Megjithatë Barbara është tejet aktive në rrjetet sociale, e së fundmi fotoja që ka tërhequr më shumë vëmendja është e djalit të saj, Sergios i cili është model.
“Sa herë jam me ty zemra më ndizetflake”, shkruan aktorja

Djaloshi i ri është në hapat e mamasë, sepse jo vetëm që ka një kimi me kamerën dhe aparatin fotografik, por shumë shpejt mund ta shohim në ndonjë prodhim të përmasave të mëdha, sepse pamja e favorizon jo pak. ! A nuk mendoni dhe ju kështu?