Rrugëtimi inspirues i Bebe Rexhës gjatë 2022/ Viti nisi me zhgenjime por përfundoi me suksese të shumta

Showbiz

Viti 2022 ka qenë një nga vitet më të frytshme në karrierën e këngëtares Bebe Rexha. Këngëtarja e nisi vitin e kaluar  paksa e zhgënjyer nga pritja e vakët e albumit të saj të dytë “Better Mistakes”, të cilin e publikoi në maj të vitit 2021. Postimet e saj në rrjetet sociale në fillim-vitin e kaluar ishin të pakta dhe të rralla. Por në muajin prill, ajo u nderua si pjestare e jurisë në spektaklin e talenteve të reja në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, “American Idol”, ndërsa fakt që ndoshta ju nuk e dinit deri më sot është se vite më parë këngëtarja e hiteve të sukseshme sot, nuk ia kishte dalë të pranohej në audicionet e tij. Këtë e rrëfeu vetë këngëtarja kur i kishte treguar një konkurrenteje se shumë vite më parë provoi talentin e saj në këtë fushë në audicionet e ‘American Idol’ por nuk ia doli, dhe ndau mesazhin se, asnjëherë nuk mund të dihet se çfarë mund të sjellë e ardhmja”.

 

Ndërkohë mes shumë videove që publikonte në rrjetet sociale, një video krejt rastësore në TikTok, do të ia ndryshonte asaj, tërësisht pjesën tjetër të vitit. Teksa pinte një limonadë gjatë verës, Rexha kishte xhiruar një video-selfie nën ritmet e këngës “I’m Good (Blue)”, të cilën ajo dhe David Guetta e kishin iniçizuar si shaka vite më parë. Megjithatë videoja u bë virale dhe me fansat e këngës po vinin gjithmonë në rritje. Kështu, dyshja e artistëve të famshëm iu përveshën punës për të sjell versionin e ri të këngës “I’m Good (Blue)”, e cila është një ripërpunim i këngës “Da Ba Dee” të grupit të famshëm italian, Eiffel 65. Rexha dhe Guetta e publikuan në gusht këngën, ndërsa një muaj më pas u publikua edhe klipi i saj, me xhirimet të cilat i përfunduan në Ibiza. Ndërkohë, teksa shijonte suksesin e këngës së re, ajo u ftua në eventin e ndarjes së çmimeve, MTV Video Music Awards 2022, ku ajo ndau çmimin “Videoja muzikore me mesazhin më të mirë”. Artistes shqiptare filloi t’i rikthehej shkëlqimi i dikurshëm, duke pushtuar top-listat britanike dhe amerikane. Që nga publikimi i “I’m Good (Blue)”, sukseset ishin të pandalshme për të.

Ajo ishte  ftuar për ta performuar live së bashku me DJ-in e famshëm këngën e tyre në eventin e ndarjes së çmimeve, MTV Europe Music Awards 2022 në nëntor, ku edhe ishte e nominuar në një nga kategoritë përkatëse. Më tej, Bebe Rexha dhe David Guetta u shpallë triumfues në kategorinë “Bashkëpunimi më i mirë i vitit”. Por, suksesi më i madh i artstes 33-vjeçare gjatë vitit 2022 u kurorëzua në muajin nëntor kur u shpallën nominimet për çmimet ‘Grammy 2023’. Ajo arriti të nominohej në një nga kategoritë, pikërisht për bashkëpunimin “I’m Good (Blue)” me DJ David Guettan. Dyshja janë nominuar për tu bërë pjesë e garës për çmimin “Kënga më e mirë ritmike/elektronike e vitit”. Rexha mbetet shembulli i mosdorëzimit, dhe vitin që lam na tregoi se si nga një vit që në filllim mund të dukej si ‘vit rrëzimi në karrierë’, u kthye në një vit triumfues me suksese të shumta.