Kylie Jenner është sot një nga vajzat më të komentuara të showbiz-it ndërkombëtar. Së fundmi Jenner u shpreh për revistën ‘Cover’, rreth spekulimeve të bëra nga mediat se pasuria që ajo ka është vendosur nga ndihma e familjes së saj.
Kylie tha se familja e saj, i ka prerë financat për të që në moshën 15-vjeçare. Ajo u shpreh se asgjë nga pasuria e saj nuk është trashëguar nga familja, por ka arritur t’i bëjë vetë të gjitha, duke hedhur poshtë gjithë zërat e tjerë. Kujtojmë se në moshën 18-vjeçare ajo arriti të blejë një shtëpi të sajën me vlerë 2.7 milionë dollarë, ndërsa në vitin 2018 ajo u shpall si femra që vuri pasurinë më të madhe krejt e vetme.timi