Rroftë dashuria! Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth kurorëzojnë dashurinë e tyre në martesë

Showbiz

malyesus.jpg

Miley Cyrus që publiku shqiptar e njeh si Hannah Montana së bashku me partnerin e saj Liam Hemsworth kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë. Çifti u njoh fillimisht në xhirimet e filmit “The last song” ku dhe ranë në dashuri marrëzisht me njëri-tjetrin. Pas një serie të gjatë ndarjesh dhe ribashkimesh më në fund dashuria arriti të triumfojë.
Miley në një intervistë u shpreh se: Unë mendoj se gjithçka ndodh për një arsye, dhe kur ne u ndamë dhe nuk ishim më së bashku nuk e dija nëse ky do të ishte fundi jonë ose nëse do të riktheheshim sërisht bashkë por e ndjeja që kudo që po shkoja isha në rrugën e duhur.
Mesa duket cifti duhej që të ndaheshin disa herë për të pasur mardhënien që kanë sot.
“Unë mendoj se çiftet që ndahen dhe bashkohen sërisht bëjnë gjënë e duhur. Mendoj që është e mrekullueshme pasi këtu ti e kupton që është e vërtetë, ti ndërkohë merr kohë për veten tënde, që të rritesh si individ dhe t’i afrohesh më shumë qenies që ti je destinuar të jesh”
Të dy bashkëshortët në rrjetet sociale kanë vendosur të ndajnë për publikun foto nga dasma e tyre private në të cilën kishin të ftuar vetëm njerëz të afërt,miq dhe familjarë. Nëpërmjet fotove bardh e zi të publikuara Liam dhe Miley duken shumë të lumtur, këngëtarja ka veshur një fustan të bardhë kombinuar me flokë me onde dhe Liam një kostum të zi klasik. Dyshja shkëmbyen unazat në shtëpinë e tyre në Franklin,Tennessee.

 

rs_704x826-181226131531-Miley-cyrus-liam-hemsworth-kiss-wedding-married-photos-instagram-cc.122618-300x352.jpg

rs_1080x1350-181226131532-Miley-cyrus-liam-hemsworth-wedding-married-photos-instagram-cc.122618-300x375.jpg