Rrihet në mes të rrugës: Këngëtarja shqiptare publikon foton e përgjakur…

Showbiz

bbgee
Reperja shqiptare Baby Gee, ka ndarë me të gjithë ndjekësit e saj në ‘Instagram’ disa foto dhe video ku tregon se e kanë rrahur. Në foton ku tregon shenjat që ka marrë nga goditjet ajo zbulon se ka qenë një plan i përgatitur. “U dërgova në spital pasi më ngriti kurth Bleta Gashi, bashkë me tre persona të tjerë.

 

babygee

Jam shumë e mërzitur që më ndodhi kjo gjë dhe dua ta ndaj historinë time me të tjerët. Kur je i suksesshëm duan të të mposhtin. Por asnjë femër nuk meriton ta kalojë këtë gjë. Unë kam njerëz pranë, po ato që nuk kanë çfarë do të bënin?”,-ka shkruar ajo. Në një foto të vajzës në fjalë, Baby Gee tregon se e kishte shoqe dhe kanë ndenjur shumë kohë bashkë, por gjërat shkuan shumë larg.

babygee1

“Nuk ishte një sherr. Unë e lashë atë më të rrihte derisa u rrëzova në tokë. Ajo më la në mes të autostradës dhe iku”,-ka shkruar në një tjetër video. Ndërsa në fund Baby Gee siguron që çdo gjë do zgjidhet në rrugë ligjore dhe ajo do sjellë prova për të vërtetuar fjalët e saj.

babygee2