Rrezikon burgun: Çfarë po ndodh me Cagatay Ulusoy?

Showbiz

cagatata

Cagatay Ulusoy u akuzua për trafikim droge e për pasojë rrezikon burgun për 4 vite e 2 muaj. Pavarësisht zhurmës së madhe që shkaktoi ky lajm, duket se aktori e ka marrë lehtëshëm këtë situatë duke ja lënë në dorë çdo gjë drejtësisë turke. Ai ka vendosur të marrë pak kohë për veten e të qetësohet pas ditëve të vështira që kaloi.

Sipas mediave turke, Cagatay niset me varkën e tij që në orën 05:00 për të peshkuar. Ai gjithashtu mundohet të dëgjojë sa më shumë muzikë e të takojë miqtë e tij. Të fundit që aktori ka takuar kanë qenë Kivanc Tatlitug dhe bashkëshortja e tij.

Gjithashtu, thuhet se e dashura e tij Duygu Saris është gjithmonë pranë tij për ta mbështetur.