Duket se ceremonia mbretërore do të jetë totalisht e blinduar, në çdo kuptim. Sa më shumë afrohet damsa, aq më tepër rritet vëmendja e njerëzve dhe zbulohen detaje të reja rreth saj. Ndërkaq, të gjithë të ftuarit përpara dasmës do të njihen me një rregullore, të cilën janë të detyruar ta respektojnë në përpikmëri. Mes shumë rregullave në listë, është edhe ndalimi i celularit apo bërja e fotove.