Familja mbretërore është e detyruar të jetojë në bazë të rregullave. Duke qenë se Meghan Markle dhe Princ Harry presin fëmijën e tyre të parë shumë shpejt, ato duhet të respektojnë disa rregulla përpara se kjo të ndodhë. Çifti është i detyruar të mbajë sekret gjininë e fëmijës, jo vetëm nga publiku, por edhe vetë ato nuk kanë të drejtë ta zbulojnë.
Sipas ‘Today’ kjo është një traditë e shumë viteve më parë, të cilën e ka respektuar dhe Kate Middleton. Përsa i përket emrit të fëmijës, Meghan dhe Princ Harry duhet të ‘marrin leje’ nga mbretëresha fillimisht dhe duhet të presin disa ditë përpara se ta bëjnë emrin publik. Mbretërorët kanë shumë përgjegjësi në zgjedhjen e emrit, pasi duhet të jenë 100% të sigurt që është i duhuri.