Rrëfimi intim i ‘Terminator-it’: Shpesh e kam kaluar limitin me femrat…

Showbiz

terminator
Në valën e gjatë të lëvizjes “Me too”, aktori i famshëm Arnold Schwarzenegger është kthyer për të folur për sjelljen e tij jo të mirë më gratë në të shkuarën. “Kam kalaur disa herë në limite me femrat dhe kam jam i pari që kërkoj falje, ndihem keq kur mendoj se si sillesha” – u shpreh ai në një intervistë për “Men’s Health”. “Terminatori” kishte pranuar publikisht se kishte tradhëtuar gruan e tij dhe kishte një fëmijë me shërbëtoren. Pasi u bë guvernator ai u përpoq të shlyente gabimet e tij me një program të dedikuar për parandalimin e dhunës ndaj grave.

zwmLS

“Doja të isha i sigurt se askush, përfshirë edhe mua nuk do ta përsëriste atë gabim. Prandaj unë kam bërë kurse për ngacmimet seksuale në mënyrë që të kisha të qartë si nga pikëpamja ligjore ashtu edhe nga ajo e sjelljes dhe të kuptohet se çfarë pranohet e çfarë jo.” Pavarësisht nga kjo, aktori nuk e ndryshoi vizionin e tij të maskilitetit: “Unë jam një njeri që nuk e ndryshoj pikëpamjen time për atë që jam”. – tha Schwarzenegger. Nga ana tjetër ishte pamja e tij prej “macho”-je që i hapi derën për sukses profesional dhe privat. Në moshën 71-vjeçare ai nuk e ndalon trajtimin e muskujve dhe është gati të luajë sërish “Terminatorin”, në kapitullin e gjashtë i cili do të dalë në kinema në vitin 2019.