Jennifer Lopez është përmendur shpesh për sjelljen e saj arrogante ndaj stafit të punës në hotele dhe restorante. Pas sjelljes Po ashtu ende kujtohet sjellja e pahijshme ndaj një gazetareje në Met Gala. në jo pak raste njerëz të cilët kanë pasur kontakt nga afër me yllin e muzikës dhe kinemasë, kanë ndarë përvojat e tyre me të nëpërmjet rrjeteve sociale. Mes tyre nodhej edhe një stjuardesë greke e cila së fundmi ka deklaruar përmes një video-mesazhi qëndrimin mosrespektues të Lopez ndaj punonjësve në avionin me të cilin artistja dikur kishte udhëtonte. E identifikuar në tik-tok si miss_eirini, ajo theksoi sjelljen e pahijshme të Lopez ndaj ekipit, duke zbuluar se veprimet e saj çuan në një vonesë të stërzgjatur:
“Unë isha duke punuar në pjesën tjetër, ndërsa ajo kishte e rezervuar në klasin e parë, ku pasagjerët kanë kabinat e tyre. Kur mbyllin dyert, nuk ke kontakt me ta dhe as nuk i sheh. Megjithatë nëse një personazh i famshëm është në bord, i gjithë ekuipazhi bëhet i vetëdijshëm dhe përgjithësisht entuziasmohen e kërkojnë të bëjnë fotografi me ta. Kur mbërritëm në Dubai – pas një fluturimi gjashtëmbëdhjetë orësh nga Los Angelesi, i cili është rraskapitës – na u desh t’u thoshim lamtumirë pasagjerëve, të rregullonim bagazhin dhe të shkonim në doganë. Pritëm pesëmbëdhjetë, tridhjetë, dyzet e pesë minuta – madje kaloi një orë, por nuk kishte asnjë shenjë se ekuipazhi po largohej nga avioni, më në fund arritëm të largoheshim pas një ore e gjysmë. Kur pyetëm pjesën tjetër të ekuipazhit pse kishte një vonesë të tillë, ata na informuan se Jennifer Lopez po ndryshonte rrobat vazhdimisht. Ajo nuk ndihej gati për të zbarkuar. Veçanërisht, ajo nuk komunikoi drejtpërdrejt me ekuipazhin, por zgjodhi të komunikonte vetëm përmes ndihmësit të saj, nëse ndonjë pasagjer tjetër do të ishte sjellë në këtë mënyrë, ne do të kishim thirrur sigurimin dhe policinë”, përfundoi rrëfimin e saj stjuardesa në videon e saj të bërë publike.
Ndërsa së fundmi është raportuar se ajo është parë shpesh e pashoqëruar nga partneri i saj, aktori i famshëm Ben Affleck në rrugët e New Yorkut, kaq ka mjaftuar për të ndezur spekulime se çifti i famshëm mund të jenë ndarë, megjithatë vërtetësia e këtyre thashethemeve do të vërtetohet ditët në vijim, deri sa asgjë zyrtare nuk është deklaruar nga palët.