Aktorja e njohur Hazal Kaya ka folur së fundmi rreth karrierës dhe jetës së saj. Teksa të gjithëve u duket mjaft bukur fama dhe benefitet që vijnë prej saj, për shumë të tjerë të qënit i famshëm nuk është gjëja më e bukur në botë. Një prej këtyre personave të fundit është edhe Hazal Kaya. Aktorja ka treguar se ajo dhe shumë kolegë të tjerë të saj, e vuajnë vëmendjen e madhe që marrin. Vëmendje e cila edhe i pengon të kenë një jetë normale si të gjithë.
“Pasi luaj një rol, më duhet kohë të rigjej vetveten. Ndonjëherë, humbasim shumë nga vetja në rolet që luajmë. Duke i shtuar këtu edhe faktin që jemi gjatë gjithë kohës në vëzhgim, ky proces bëhet akoma më i vështirë. Duket sikur nuk na prek asgjë, sikur jemi të fortë dhe asgjë nuk ndikon tek ne, por është mendim i gabuar. Edhe ne përjetojmë çdo gjë si çdo njeri tjetër. Njoh shumë kolegë të mij të cilët kanë po të njejtat probleme dhe vëmendja e tepërt, vetëm sa i përkeqëson ato,” ka thënë Hazal.