Rrëfim nga Aslı Bekiroğlu: “Në fillim ëndrra ishte të bëhesha këngëtare tepër e famshme…”

Showbiz

Një nga aktoret më të pëlqyera të periudhës së fundit, Aslı Bekiroğlu, ka qenë e ftuar në një program televiziv ku ka treguar edhe shumë të pathëna për veten. Por po ashtu Bekiroğlu ka zbuluar edhe disa detaje nga projekti i saj i ri. Ajo deklaroi se është një pjesën më të madhe të kohës  punon me orare të zgjatura dhe nënvizoi se këtë vit ka xhiruar 5 seriale dhe 3 filma.

Duke folur me emocion për projektet e ardhshme, aktorja e njohur e brezit të ri zbuloi: ” Do të jem pjesë e një projekt- tregimi mashkull-femër në Gain. Do të prezantojmë gjithashtu një program muzikor me të ftuar, së bashku me muzikantin Metin Özülkü, do të më shihni edhe si këngëtare në këtë program. Po ju zbuloj një sekret , unë në fakt këndoj shumë por ju dini vetëm se unë jam e diplomuar në konservator por ndoshta nuk e dini se në fillim ëndrra ime ka qenë të pushtoja skenat me zërin dhe performancat e  mia. Të bëhesha këngëtare e famshme por fati i dha një kthesë ëndrrave të mia të fëmijërisë…“. E pyetur nëse ajo synonte të fitonte të ardhura nga të kënduarit një ditë, është  përgjigjur pa hezitim: “Sigurisht që dua!” , por nuk ka qenë kaq e sigurt kur është pyetur nëse ishte gati ta braktiste aktrimin për të kënduar dhe p/rgjigja e saj erdhi përmes kësaj pyetjeje. “Një ditë mund të më shikoni në skenë dhe gjithashtu në sheshxhirim, por si mundem unë të rrëzoj një ëndërr të projektuar dhe ndërtuar tashmë me shumë punë dhe energji, siç është aktrimi?