Aktori Ilker Kaleli numëron fansa të panumërt jo vetëm në vendin e tij, por edhe në vende të tjera ku projektet në të cilat ai ka interpretuar kanë fituar pëlqimin maksimal të publikutm është projekti i fundit në të cilin aktori mori pjese, i cili po transmetohet në Spanjë. Por po ashtu I suksesshëm ishte edhe seriali “Qyteti i Humbur” i transmetuar më herët nga Tring, në të cilin aktori portretizonte ‘Irfanin’. Por aktualisht ju e takoni aktorin si Pojraz Karajel në rolin e personazhit aq të dashur të serialit”Për tim bir”, i cili prej pak ditësh ka filluar transmetimin në Tring. Aktori, i cili ndan edhe një pasion të madh për muzikën shprehet se nëse nuk do të ishte muzika, shpirti i tij do të ndihej pa jetë. Në një intervistë të fundit ai ka cituar: “Muzika ma shpëtoi jetën disa herë”. Kujtojmë se aktori prej një kohe të gjatë është në një lidhje dashurie me një personazh shumë të njohur të botës së muzikës në vendin e tij, këngëtaren Shila.
Ai prej kohësh është i përfshirë në projekte të rëndësishme në karrierën 14-vjeçare, por Kaleli ka veçuar serialin “Për tim bir” si projektin më të rëndësishëm artistik në të cilin ai ka interpretuar deri tani. Rëndësia e këtij seriali ku ai ndan rolin kryesor me Burçin Terzioğlu, aktoren e famshme me të cilën ka jetuar edhe një lidhje dashurie më herët, është krejt ndryshe, për aktorin dhe I përket një rëndësie të veçantë.
Në intervistën për gazetën prestigjoze ‘Hürriyet’, ai deklaroi se ‘Poyraz Karayel’ ishte një nga pikat e kthesës në jetën e tij. “Mund të jetë divorci i prindërve të mi kur isha fëmijë, shpërngulja në Londër ose kthimi prej saj, por jo, është përjetimi i“Poyraz Karayel” ai i cili më ndihmoi të shoh dhe vlerësoj gjithçka ndryshe në jetën time. Përveç aspektit si e përjetova dhe se si më ndryshoi së brendshmi, ‘Poyraz Karayel’ përbën rolin më të rëndësishëm në karrierën time deri tani. Pas Poyrazit, me vetëdije u përpoqa të qëndroja larg personazhit tim…”, rrëfeu ndër të tjera aktori. Aktualisht ju e ndiqni serialin “për tim bir” në Tring, në ekranin e Kanal D Drama, çdo pasdite, ora 18:40.