Şevval Sam mori pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve ‘Elle Style’ me djalin e saj Taro Emir Tekin, gjithashtu aktor . Djali i artistes së famshme Şevval Sam, e cila po korr sukses në muzikat muzikore jo më pak se sa suksesi në sheshxhirim me portretizimine personazheve pikante si ai Enderit në serialin “Molla e Ndaluar”, të cilin aktualisht e ndiqni çdo mbrëmje në Tring, ka bërë një rrëfim që zbulonte diçka më tepër për raportin e tij me nënën.
Ai ka bërë një deklaratë duke iu referuar profesionit të tyre si aktorë. Emir tekin habiti kur tregoi se Şevval Sam, nuk kishte pranuar të aktronte me të birin.Pyetjes nëse ai do ta konsideronit një mundësi për të ndarë sheshxhirimin me nënën e tij, Tekin iu përgjigj: “Duhet të mësohem me faktin që ajo më shikon me syrin e një kritiku dhe përballë njëri-tjetrit hutoemi . Unë nuk mund të bëj më të mirën time duke e parë në sy atë, ndonjëherë ndjej se kam frikë nga gjykimi i saj“, u shpreh aktori i brezit të ri i cili ka zgjedhur të ndjeki hapat e nënës së tij”.
Edhe pse Sam kundërshtoi kur iu bë kjo pyetje, Tekin replikoi: “Unë do të isha i nderuar, ndërsa ti skeptike“.