Selin Sekerçi, e cila ende kujttohet me interpretimin e personazhit të Zyhresë në serialin “Ylli i Mengjesit”, e ndikuar nga roli i saj në projektin e fundit, në të cilin portretizon një vajzë me çrregullime të spektrit autik, në intervistën e saj të fundit ka deklaruar se vetë ajo merr rregullisht mbështetje psikologjike.
Aktorja e njohur u shpreh: “Çdo individ duhet të marrë suport psikologjik pa u kompleksuar.Edhe unë kisha arsyet e mia kur realizova disa seanca me psikologen. Mendoj se është e shëndetshme të interesohemi jo vetëm për mirëqënien tonë fizike por edhe atë psikologjike dhe emocionale“.
Sekerçi rrëfeu se shkonte në terapi çdo javë.“Në profesionin tonë shndrrohemi në personazhe. Shpesh larg vetes tone të vërtetë, është e vështirë të qëndrojmë gjithë kohën të shëndetshëm. Gjithashtu ndërveprojmë me shumë njerëz! Të gjitha janë arsye të mjaftueshme për ta ruajtur shëndetin psikologjik“.
Sekerçi përfundoi intervistën, jo vetëm duke dhënë një mesazh por edhe duke bërë një rrëfim: Ajo tregoi se ka marrë mbështetje psikologjike dhe ka realizuar konsulta me psikologë, madje edhe gjatë procesit të xhirimeve!