Bukuroshja Viola Spiro për një kohë të gjatë ka qënë në qëndër të vëmëndjes për shkak të romancave të saj.
Ndonëse është munduar me çdo kusht që jetën e saj private ta mbante jashtë mediave rozë, ajo tashmë ka dhënë edhe një shpjegim.
E ftuar në programin “Rudina” të Rudina Magjistarit, Viola Spiro tregoi se tanimë ka një marrëdhënie publike e se në çdo ambient në Tiranë e shohin me të dashurin.
Ajo rrëfeu më tej se të qenit e famshme nuk ka qenë aspak e lehtë për të dhe kjo është arsyeja përse ajo nuk do ta donte një gjë të tillë për partnerin e saj.
“Në momentin që e kam pranuar që jam prej kohësh e lidhur me këtë djalë, është një lidhje publike.
Por ai nuk është personazh. Unë e kam vuajtur të qënit person publik. Nuk do doja që i dashuri im të kishte të njëjtin presion”, u shpreh bjondia e ekranit.