Rrëfehet Seda Bakan: “Vajzat më kanë sjellë fat, oferta dhe para”

Showbiz

Seda Bakan është parë së fundmi me vajzën e saj të madhe Lejla, teksa prisnin të ndiqnin në kinema një film të animuar. Para kamerave aktorja u hpreh e lumtur që vajza e saj duke u rritur tregonte interes dhe ushqente dashuri për fimat apo shfaqjet teatrale. “Ato rriten shumë shpejt”, u shpreh ajo duke treguar se me ardhjen e tyre në jetën e saj, ndihej me më shumë fat në çdo drejtim.

Kjo periudhë ka qenë vërtetë shumë intensive për mua, fillova të merrja më shumë oferta dhe të fitoja më shumë para. Kjo më ndihmon të bëj gjithçka që mundem për të ardhmen dhe edukimin e tyre.” Bakan ka folur gjithashtu edhe për prezantimin e markës së veshjeve që i kishte besuar asaj të bëhej imazhi përfaqësues dhe citoi se nuk pranon çdo ofertë pa e shqyrtuar atë me kujdes më parë. Ajo shkoi më tej duke treguar se madje edhe dy vajzave dhe bashkëshortit të saj Ali Erel i kishin ofruar mundësinë të bëheshin pjesë e reklamës, por ky i fundit nuk kishte  pranuar të qëndronte krah saj në këtë rast.

Duke qeshur aktorja e njohur, zbuloi një nga bisedat e diskutuara brenda familjes:  “Babai i vajzave thotë se një artist në shtëpi mjafton”! Ajo përfundoi duke treguar planet e saj të afërta që fillonin me gjetjen e një personi të përshtatshëm për t’i besuar kujdesin e vajzave, e më pas do t’i rikthehej sheshxhirimit, projekteve dhe bashkëpunimeve të reja.